Aktualitet

E ‘ruante’ kushëriri i armatosur, momenti kur arrestohet i shumëkërkuari për Masakrën e Çoles

Të dy ishin të armatosur.

7 Korrik 2022, 15:41 Nga F.M
E ‘ruante’ kushëriri i armatosur, momenti kur arrestohet i
Momenti i arrestimit të Ani Begaj

VLORË- Policia e Vlorës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e Ani Begajt, të shumëkërkuarit për masakrën e Çolës. Në njoftimin zyrtr bëhet me dije se Begaj është arrestuar bashkë me kushëririn e tij që e shoqëronte. Të dy ishin të armatosur.

Njoftimi nga Policia e Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Chasing”, për kapjen e personave të shumëkërkuar. Kapet pas disa minutash ndjekjeje nga Policia, i shumëkërkuari i dënuar me 35 vjet burgim për vrasje të dyfishtë, i cili ruhej dhe shoqërohej nga një person i armatosur. Në pranga edhe drejtuesi i automjetit që ishte i armatosur dhe shoqëronte personin e shumëkërkuar. Të dy tentuan t’i shmangeshin Policisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik, bazuar në informacionet e siguruara nga shërbimet e specializuara se disa persona që mbanin armë zjarri me vete po qarkullonin me automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni “Chasing”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Pas lokalizimit të automjetit, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij, i cili nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Si rezultat i këtij operacioni, pas ndekjes intensive të automjetit nga Policia, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, në lagjen “Pavarësia”, i shtetasve: -Ani Begaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2016, e ka dënuar me 35 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, më datë 07.04.2015, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasit F. V. dhe H. R., pas një konflikti për motive të dobëta;

-E. B., 26 vjeç, banues në Vlorë, që shoqëronte dhe ruante shtetasin Ani Begaj. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 26-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

I shumëkërkuari për Masakrën e Çoles, Ani Begaj, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës. Behaj, po udhëtonte me makinën tip Nisan AA 470 UK, bashkë me një person tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Ky person, dyshohet se ishte po ashtu është i shpallur në kërkim.

andi begaj policia e vlores

Sondazh

Poll