Aktualitet

Vetëvritet gazetari Kastriot Myftaraj, ishte diagnostikuar me kancer

Gjithsesi, çështja po hetohet dhe nuk përjashtohet mundësia e një tjetër piste. 

7 Korrik 2022, 13:45 Nga F.M
Vetëvritet gazetari Kastriot Myftaraj, ishte diagnostikuar me kancer
Kastriot Myftaraj

TIRANË- Gazetari Kastriot Myftaraj ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike këtë mesditë. Ai është vetëflijuar duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte, në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Ngjarja e rëndë u njoftua nga Policia e Tiranës, përmes një informacioni zyrtar për shtyp. Në njoftim bëhet me dije se Myftaraj është vetëhedhur rreth orës 12:55 të ditës së sotme. Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer prej disa javësh dhe priste që të operohej. Por, prej ditësh raportohet të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Dëshmitare e ngjarjes së rëndë është bërë nëna e gazetarit. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen "Ali Demi", dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M.,  60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kastriot Myftaraj ka lindur në Korçë në vitin 1966. Ai ishte publicist, gazetar dhe analist shqiptar. Së fundmi ai bënte një emision në OraNeës me titullin "Ju flet Moska". Myftaraj ndiqet teoritë konspirative. 

kastriot myftaraj vdes kastriot myftaraj

Sondazh

Poll