Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Vlorë, arrestohen 2 persona, sekuestrohet armë zjarri

Dy të rinj të armatosur nuk i janë përgjigjur thirrjes se policisë që te dorëzohëshin dhe janë larguar.

7 Korrik 2022, 13:22 Nga A.B
Sherr mes të rinjve në Vlorë, arrestohen 2 persona, sekuestrohet
Policia

VLORË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Kanë qenë grupet e policisë së Vlorës që kanë marrë njoftim se disa të rinj në lagjen “Pavarësia” ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin.

Dy të rinj të armatosur nuk i janë përgjigjur thirrjes se policisë që te dorëzohëshin dhe janë larguar. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje dhe i kanë arrestuar në afërsi të Plazhit të Vjetër, e më pas iu janë gjetur dhe armët tip pistolete.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e shtetit.

arrestim ne vlore vlore

Sondazh

Poll