Aktualitet

Nuk i ndaluan policisë, arrestohet i shpallur në kërkim në Lezhë, nën hetim edhe dy të rinj

Blutë e Lezhës kishin marrë informacion se 30 vjeçari ishte pasagjer në mjetin me drejtues Ervin Ndreca dhe për këtë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar mjetin.

7 Korrik 2022, 14:34 Nga A.B
Nuk i ndaluan policisë, arrestohet i shpallur në kërkim në
Policia

LEZHË- Gjergj Ndreca, i shpallur në kërkim për kultivim i bimëve narkotike është vënë në pranga në Lezhë. 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Lezhës kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg prej qershorit të vitit të shkuar për akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike.

Blutë e Lezhës kishin marrë informacion se 30 vjeçari ishte pasagjer në mjetin me drejtues Ervin Ndreca dhe për këtë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar më shpejtësi me mjetin në të cilin ishin pasagjerë vëllai i tij, shtetasi E. N., 25 vjeç dhe shtetasi i shpallur në kërkim Gjergj Ndreca. Policia ka bërë të mundur kapjen e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë/Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personit të kërkuar: Gj. N., 30 vjeç, banues në Kalivaç, Lezhë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë vepër penale.

Bazuar në informacionet e siguruara se ky shtetas ishte pasagjer në mjetin me drejtues E. N., shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar më shpejtësi me mjetin në të cilin ishin pasagjerë vëllai i tij, shtetasi E. N., 25 vjeç dhe shtetasi i shpallur në kërkim Gj. N. Në vijim të veprimeve u referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 22 vjeç dhe E. N., 25 vjeç, banues në Lezhë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime mëtejshme.

gjergj ndreca arrestim ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll