Aktualitet

SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen për hetim 7 ish-gjyqtarët

GJKKO dhe gjyqtari Erion Bani i kërkon SPAK që të kryejë hetime më të thelluar për dyshimet për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.

7 Korrik 2022, 15:58 Nga k.m.
SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen për hetim 7
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka kërkuar rikthimin për hetim të çështjes për 7 ish-gjyqtarët e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë. Në seancën e sotme, GJKKO dhe gjyqtari Erion Bani i kërkon SPAK që të kryejë hetime më të thelluar për dyshimet për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.

7 ish-gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

SPAK kërkoi pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga Vettingu, të cilët u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie. Gjithsej avokati regjistroi kallëzim për 20 ish-gjyqtarë dhe prokurori, por vetëm disa prej tyre janë marrë në shqyrtim nga SPAK. Për subjekte të tjera hetimi është pushtuar dhe çështja për kompetencë u është dërguar Prokurorive në Durrës,Tiranë dhe Elbasan. Fillimisht, SPAK regjistroi procedimin penal për 9 ish anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, konkretisht për: Bashkim Dedja, Tom Ndreca, Shkëlzen Selimi, Gani Dizdari, Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Imeraj dhe Aleksandër Muskaj.

fran dashi spak

Sondazh

Poll