Politike

VD-Protesta/ Spiropali-Berishës: Pi ujë Sali se të pret një ditë e lodhshme, ty dhe flamujt e lodhur

Spiropali tha se sot do të ketë një protestë përballë kryeministrisë e se do donte që të shikonte në shesh njerëz që i godet me të vërtetë kriza e jo persona që janë bashkëaksioner.

7 Korrik 2022, 12:05 Nga F.M
VD-Protesta/ Spiropali-Berishës: Pi ujë Sali se të pret një
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali iu drejtua kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës duke i thënë se duhet të konsumojë ujë pasi sot e pret një ditë e lodhshme. Gjatë seancës plenare, Spiropali tha se sot do të ketë një protestë përballë kryeministrisë e se do donte që të shikonte në shesh njerëz që i godet me të vërtetë kriza e jo persona që janë bashkëaksioner.

'Sot para Kryeministrisë ka një protestë. Mos të habiteni që e them se është gjë e mirë që qytetarët të dalin në Bulevard. Ua thotë një njeri që ka kaluar shumë kohë në Bulevard për të protestuar për lirin për të drejtën e votës. Do doja të shihja ata që po i godet kriza dhe jo ata që janë bashkëaksioner. Do doja qytetarë që numërojnë lekët e fund vitit dhe jo ata që vijnë me Range Rover dhe përdoren për mish për topat e luftës për pushtet. Do doja të shihja qytetarët e të nesërmes dhe jo fantazmat e së shkuarës. Pi ujë Sali kudo të jesh Është vapë dhe të pret një pasdite e lodhshme në shesh. Ty dhe flamujt e ty të lodhur. Po kërkon që të rikthesh vetëveten, por uji yt ka sosur. Ke thyer kaq shumë gota. Dëmto mjedisin tonë. Mos kujto se ata që ke rrotull se dinë se janë mercenarë në një luftë që s’ju përket. Për paradoks protestuesit më të ashpër të kësaj qeverisje të pakënaqurit më të mëdhenj do i keni përballë. Do i keni në katin e dytë të Kryeministrisë Sali, atje nga ky shihej gardën që qëndronte mbi protestuesit, por s’do të shohësh kryeministrin, por kryeprotestuesin.'- u shpreh Spiropali.

elisa spiropali seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll