Sport

Tifozët bardheblu pranë Tiranës, nuk do të mugojnë edhe në sfidën ndaj Dudelange

Mësohet se afro 200 ultras bardheblu, disa nëpërmjet linjave ajrore, disa të grupuar me autovetura apo mikrobuzë, kanë udhëtuar nga kryeqyteti shqiptar në drejtim të Luksemburgut për të mbështetur skuadrën e tyre të Tiranës

6 Korrik 2022, 11:56 Nga DOSJA

Tifozët bardheblu pranë Tiranës, nuk do të mugojnë edhe

LUKSEMBURG - Tiranës, 26 herë kampionëve të Shqipërisë, nuk do t’i mungojnë tifozët bardheblu edhe në ndeshjen e parë të Champions League, ku do të përballen me triumfuesit e Dudelange, në futbollin luksemburgas.

Në mjediset rreth hotelit ku është akomoduar skuadra e Tiranës, që në orët e para të ditës së sotme kanë nisur të dëgjohen zërat dhe këngët e tifozëve bardheblu.


Disa nëpërmjet linjave ajrore, disa të grupuar me autovetura apo mikrobuzë, mësohet se afro 200 ultras bardheblu kanë udhëtuar nga kryeqyteti shqiptar në drejtim të Luksemburgut, për të qenë të pranishëm në ‘aventurën’ e parë të Tiranës së tyre në futbollin elitar europian.

Të pajisur me bileta, që kushtojnë nga 20 deri në 25 euro, tifozët e Tiranës do të sistemohen në sektorin e tifozëve miq të ‘Stade Jos Nosbaum’, për të mbështetur skuadrën e tyre, në ndeshjen ndaj luksemburgasve të Dudelange, që do të nisë në orën 19:30.

Tifozët bardheblu pranë Tiranës, nuk do të mugojnë edhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll