Politike

Rama tregon pamje nga parkimi pas Teatrit: Shikojeni vet, a është ky truall një vlerë arkeologjike?

31 Korrik 2019, 17:11 Nga DOSJA
Rama tregon pamje nga parkimi pas Teatrit: Shikojeni vet, a është ky

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Teska ka treguar dhe njëherë vullnetin e tij për të prishur godinën ekzistuese, shkruan se asnjë centimetër tokë e Teatrit nuk do t’i kalojë privatit.

Rama më tej ka postuar dhe një video të parkimit që është pas Teatrit Kombëtar, ku fton të gjithë ta shohin dhe të japin mendimin e tyre nëse ajo pronë ka vlera artitektutore e historike apo jo.

POSTIMI I PLOTË

Eshtë folur e stërfolur, shpifur e stërshpifur, akuzuar e stërakuzuar, për truallin e teatrit që do “kafshohet” nga privati! Në fakt ASNJE CM2 e truallit të teatrit nuk do të preket nga asnjë privat dhe mbi të do të ndërtohet VETËM TEATRI I RI KOMBËTAR!

Ndërsa po, është e vërtetë që matanë murit rrethues të teatrit ekzistues, ka një truall në pronë të bashkisë që do t’i jepet privatit, NË KËMBIM TË TEATRIT TË RI që privati do të ndërtojë me kapitalin e tij, pa asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit! Dhe trualli në fjalë është ky që do të shikoni në këtë video.

Shikojeni dhe më thoni:
A është ky truall një vlerë arkeologjike, historike, kombëtare apo kulturore, që po e humbet Shqipëria me këtë partneritet Publik-Privat për Teatrin e Ri Kombëtar? Dhe nëse jo, a nuk i’a vlen që në këmbim të këtij trualli, i cili do t’i bashkëngjitet pronave private përreth, Shqipëria të përfitojë një Teatër të Ri Kombëtar të denjë për Shqipërinë që duam? Shikim të mbarë.

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon rezistenca. Artistët për më shumë se një javë po rrinë ay ditë dhe natë, pasi shprehen se qeveria dhe bashkia mund të nisin zbrazjen e godinës. Ata kanë nënshkruar një marrëveshje me PD për ruajtjen e Teatrit dhe shpalljen e tij monument kulture. Nga ana tjetër Presidenti e dërgoi ligjin special për Teatrin në gjykatën kushtetuese. Artistët që mbrojnë Teatrin kanë nisur dhe shfaqet në godinë, ku kërkojnë mbështetjen e të gjithëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama parkimi pas teatrit shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar edi rama parkimi pas teatrit shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar

Sondazh

Poll