Politike

Tërmeti i fuqishëm në Korçë, Panariti: Merreni seriozisht Metën, harta kërcënuese

31 Korrik 2019, 15:30 Nga DOSJA
Tërmeti i fuqishëm në Korçë, Panariti: Merreni

TIRANË- Pas tërmetit të fuqishëm që u ndje sot në zonën e Korçës, ka reaguar ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.

Sipas tij, tërmeti i minutave të fundit tregon edhe një herë se paralajmërimi i presidentit Ilir Meta duhet marrë seriozisht.

“Sapo ra termet i fortë në Korçë..!Merreni seriozisht apelin e presidentit dhe sidomos shiheni mirë hartën poshtë, ajo është e 2019, reale dhe kërcënuese. Filloni lëvizni, sa nuk është vonë…”, shkruan ish ministri Panariti në Facebook.

Korça tronditet sërish. Dy tërmet janë shënuar gjatë ditës së sotme në këtë qytet. Një lëkundje është ndjerë paradite dhe një tjetër pasdite. Lëkundja e dytë ka qenë shumë e fortë 4.7 ballë dhe banorët janë ndjerë në rrezik dhe kanë braktisur banesat e tyre. Korça dhe në qershor u trondit nga tërmetet, ku u dëmtuan disa banesa. Qeveria ka premtuar që do t’i rindërtojë, por ende nuk banorët janë në qille të hapur.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edmond panariti ilir meta termet apokaliptik tërmetet në korçë edmond panariti ilir meta termet apokaliptik tërmetet në korçë

Sondazh

Poll