Politike

Sekretari i OSBE-Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:  Më nxorrët përgjigjen jashtë kontekstit

31 Korrik 2019, 13:48 Nga DOSJA

TIRANË- Thomas Greminger, sekretari i OSBE i është përgjigjur sot Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në një reagim në mediat sociale Sekretari i Përgjitshëm i OSBE shkruan se përgjigja e tij e dhënë për Aleancën është nxjerrë jashtë kontekstin nga këta të fundit.

Më tej ai shprehet se çështjen e Teatrit do të zgjidhet nga institucionet shqiptare, po ahstu shton se OSBE do të mbështesë gjithmonë reformat në Shqipëri.

 

Vërej me shqetësim se përgjigja ime ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti. Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t’i lënë procedurave institucionale kohën e duhur për marrjen e një vendimi në lidhje me një çështje të ndjeshme e të politizuar. Jam i bindur se institucionet shqiptare do të jenë të afta që t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje ligjore, në përputhje me sundimin e ligjit dhe parimet demokratike. Unë dhe OSBE mbetemi të përkushtuar që të mbështesim procesin e reformave në Shqipëri”, shkruan Thomas Greminger.

Pak ditë më parë Thomas Greminger vizitoi Shqipërinë ku zhvilloi takime me krerët e Shtetit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kërkoi një takim, dhe për shkak të axhendës së ngjeshur, Greminger dhe nuk pranoi që të takohej. Përgjigja e tij u publikua nga Aleanca, por sipas OSBE kjo përgjigje ishte nxjerrë jashtë konteksit. Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon rezistenca. Artistët për më shumë se një javë po rrinë ay ditë dhe natë, pasi shprehen se qeveria dhe bashkia mund të nisin zbrazjen e godinës. Ata kanë nënshkruar një marrëveshje me PD për ruajtjen e Teatrit dhe shpalljen e tij monument kulture. Nga ana tjetër Presidenti e dërgoi ligjin special për Teatrin në gjykatën kushtetuese. Artistët që mbrojnë Teatrin kanë nisur dhe shfaqet në godinë, ku kërkojnë mbështetjen e të gjithëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleanca per mbrojtjen e teatrit sekretari i osbe shembja tek teatri kombetar thomas greminger aleanca per mbrojtjen e teatrit sekretari i osbe shembja tek teatri kombetar thomas greminger

Sondazh

Poll