Sport

Lazio synon të qetësojë gjakrat, mohohet ‘sherri’ Tare-Lotito: “Drejtori sportiv gëzon besimin e klubit”

Njoftimi zyrtar i klubit: "Lajmet janë të pabaza"

6 Korrik 2022, 06:42 Nga DOSJA

Lazio synon të qetësojë gjakrat, mohohet ‘sherri’

ITALI - Nga shtëpia e Lazios vjen një përgënjeshtrim, në lidhje me fjalët për një  mosmarrëveshje  mes presidentit, Claudio Lotito dhe drejtorit të Igli Tare, i cili është afër dorëheqjes. 

Sipas disa mediave, mes të dyve kishte ndodhur një përplasje gjatë mbrëmjes së prezantimit të fanelave të reja, me menaxherin shqiptar të irrituar nga hyrja në shoqëri e Angelo Fabianit, aktualisht koordinator i ekipeve të femrave dhe i të rinjve, që sipas shumë njerëzve, është destinuar për të zënë vendin e vetë Tares. 

Rrethanat e mosmarrëveshjes janë mohuar nga klubi në një shënim zyrtar, në të cilën theksohet se Tare “gëzon konsideratën dhe besimin e klubit dhe presidentit të saj”.

 “Në lidhje me lajmin e raportuar nga gazeta dhe media të ndryshme për një mosmarrëveshje të pretenduar mes presidentit Lotito dhe drejtorit sportiv Tare, që kishte ndodhur mbrëmjen e djeshme, pas eventit të organizuar nga Lazio në ‘Piazza del Popolo’, saktësohet se drejtori sportiv Igli Tare gëzon konsideratën dhe besimin e klubit dhe presidentit të tij dhe do të vazhdojë të luajë si gjithmonë, rolin e drejtorit sportiv të ekipit të parë, ndërsa drejtori Angelo Fabiani që do t’i bashkohet klubit do të jetë përgjegjës për menaxhimin e ekipet e femrave dhe ekipet e të rinjve,”- thuhet në njoftimin për shtyp të Lazios.

Lazio synon të qetësojë gjakrat, mohohet ‘sherri’

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll