Sport

E burgosur në Rusi, Griner i lutet presidentit Biden: "Jam e tmerruar, mos më harroni dhe mua!"

Arrestuar në Rusi që prej shkurtit, për kontrabandë të dyshuar droge, basketbollistja Brittney Griner i është drejtuar presidentit amerikan Joe Biden me një letër

5 Korrik 2022, 19:21 Nga DOSJA
E burgosur në Rusi, Griner i lutet presidentit Biden: "Jam e tmerruar,

RUSI - Basketbollistja amerikane Brittney Griner, e cila është arrestuar në Rusi që prej shkurtit për kontrabandë të dyshuar droge, i është drejtuar presidentit amerikan Joe Biden me një letër, të zbuluar këtë të martë nga familja e kampiones olimpike.

“E ulur këtu në një burg rus, vetëm me mendimet e mia dhe pa mbrojtjen e gruas, familjes, miqve, fanelës olimpike, apo ndonjë gjëje tjetër që kam arritur, jam e tmerruar nga mendimi për që do të mbes këtu përgjithmonë.”

Kujtohet se basketbollistja e Phoenix Mercury u arrestua me të mbërritur në Rusi, ku shkoi për të luajtur gjatë pushimit në SHBA, e akuzuar për posedim të një lëngu me bazë kanabisi dhe çështja mori pasoja të rënda pas pushtimit rus të Ukrainë.

“E di që keni shumë gjëra për t'u marrë, por ju lutem mos harroni edhe mua dhe të burgosurit e tjerë amerikanë. Ju lutemi bëni gjithçka që mundeni për të na kthyer në shtëpi”,- lutet Brittney Griner, 31 vjeç, në letrën e saj drejtuar presidentit Jos Baden.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll