Sport

Lincoln Red nuk bën asgjë! Shkupi me një këmbë në raundin tjetër të Champions League

Shkupi me një këmbë drejt kualifikimin për në raundin e dytë të Champions League. Kampionët e Maqedonisë së Veriut mposhtën me shifrat 3-0 Lincoln Red Imps

5 Korrik 2022, 22:49 Nga DOSJA
Lincoln Red nuk bën asgjë! Shkupi me një këmbë në
Shkupi

SHKUP- Shkupi me një këmbë drejt kualifikimin për në raundin e dytë të Champions League. Kampionët e Maqedonisë së Veriut mposhtën me shifrat 3-0 Lincoln Red Imps. Një ndeshje e dominuar në çdo minutë nga shkupjanët.

Sfida u zhbllokua në minutën e 11’ falë një goli nga Danfa, ndërsa në minutën e 29’ Adetunji do të realizonte një super goditje, duke dyfishuar rezultatin për vendasit, për ta mbyllur fraksionin e parë me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë, vendasit nuk hoqën dorë dhe në minutën e 62’ rezultati u thellua pas një autogoli nga Chipolina.Ndeshja e kthimit do të luhet më 12 korrik në “Victoria Stadium” dhe nëse ia del të marrë edhe një barazim në sfidën e kthimit, në raundin tjetër Shkupi do të ketë përballë Dinamon e Zagrebit.

E.Ç (Dosja.al)

shkupi

Sondazh

Poll