Sport

"Kemi marrë informacione për Tiranën", Dudelange nuk i lë asgjë rastësisë, flet kordinatori sportiv

Tirana ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e vajtjes së raundit të parë të kualifikuesve të Champions League ndaj Dudelange, kampionëve të Luksemburgut.

5 Korrik 2022, 12:35 Nga DOSJA
 

"Kemi marrë informacione për Tiranën", Dudelange nuk i

TIRANË- Tirana ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e vajtjes së raundit të parë të kualifikuesve të Champions League ndaj Dudelange, kampionëve të Luksemburgut. Bardheblutë do të luajnë në datën 6 korrik në transfertë sfidën e parë, për të diskutuar më pas në Tiranë një javë më vonë kualifikimin për në raundin tjetër.

Dudelange e ka marrë seriozisht këtë përballje. Kordinatori sportiv i skuadrës luksemburgase Manou Goergen ka folur për median vendase RTL, fillimisht duke u ndalur te koha e pakët që kishte në dispozicion për të përgatitur këtë përballje.

“Ne luajtëm finalen e Kupës më 27 maj, ndërkohë që pas ndeshjes së Kombëtares u grumbulluam më datë 15 qershor, megjithatë lojtarët janë të gjithë të motivuar”. U shpreh Manou Goergen.
Kordiantori sportiv më pas u ndal te Tirana duke u shprehur se e njeh mjaft mirë si kundërshtar, pasi stafi luksemburgas ka ssiguruar të gjitha informacionet e mundshme për Tiranën.

“Me teknologjitë e reja, tani është shumë më e lehtë për të analizuar një kundërshtar. Stafi ynë i kishte të gjitha mundësitë për të bërë një analizë të mirë. Tirana ndodhej dy javë në kampin stërvitor dhe ne i kemi marrë shumë seriozisht”, tha Goergen.

E.Ç (Dosja.al)

tirana dudelange

Sondazh

Poll