Sport

187 gola në 2 ndeshje, në Afrikë e kthejnë futbollin si 'lagje'! Hapet hetimi për trukim ndeshjesh

Futbolli afrikan është nën akuzë për trukim ndeshjesh. Pas asaj që ndodhi pak kohë më parë në Afrikën e Jugut, tashmë skandali ka plasur në Sierra Leone

5 Korrik 2022, 22:37 Nga DOSJA
187 gola në 2 ndeshje, në Afrikë e kthejnë futbollin si
Foto Ilustruese

AFRIKË- Futbolli afrikan është nën akuzë për trukim ndeshjesh. Pas asaj që ndodhi pak kohë më parë në Afrikën e Jugut, tashmë skandali ka plasur në Sierra Leone, ku për shkak të rezultateve të pabesueshme dy ndeshje kanë përfunduar në mënyrë të pashmangshme nën lupën e shoqatës së futbollit të vendit. Ndeshjet në fjalë Gulf FC-Koquima Lebanon dhe Lumbenbu United-Kahula Rangers, të dyja të Super Ligës përfunduan në fakt përkatësisht 91-1 dhe 95-0!

Në një deklaratë, shoqata e futbollit të vendit afrikan tha se synon të zbatojë një politikë "zero tolerance" kundër çdo trukimi të ndeshjeve: "SLFA informon se ka hapur një hetim zyrtar për rezultatin e ndeshjeve të lartpërmendura. Në përputhje me rregullat e FIFA dhe CAF kundër manipulimit të ndeshjeve ose ndryshe, SLFA ruan zero tolerancë”.

Rezultatet e regjistruara në dy ndeshje janë ndër më të lartat në historinë e futbollit, megjithëse rezultati më dramatik i regjistruar ndonjëherë besohet të ketë qenë në vitin 2002 në Madagaskar, me AS Adema që mundi Emyrne 149-0. Megjithatë, me atë rast, lojtarët e Emyrne protestuan kundër gjyqtarëve dhe qëllimisht humbën ndeshjen me një rezultat tronditës pas një sërë vendimesh që ishin kundër tyre gjatë një turneu.

E.Ç (Dosja.al)

sierra leone

Sondazh

Poll