Sport

Transferimi te Inter? Marotta luan me dy porta, fjalët për Dybalan nuk do i pëlqejnë agjentit të lojtarit (video)

Beppe Marotta duket se po i mbyll dyert Paulo Dybala-s, të paktën për momentin

5 Korrik 2022, 18:00 Nga DOSJA
Transferimi te Inter? Marotta luan me dy porta, fjalët për Dybalan nuk
Beppe Marotta

ITALI- Beppe Marotta duket se po i mbyll dyert Paulo Dybala-s, të paktën për momentin. "Na pret një sezon i pazakontë dhe për stafin teknik do të duhet një punë specifike, pasi kemi 20 ndeshje vetëm në pjesën e parë të sezonit.

Dybalën e adhuroj dhe është një situatë e çuditshme që ka mbetur ende pa kontratë, megjithatë ne jemi të kompletuar në sulm dhe nuk mund të shtojmë një tjetër futbollist. Edhe pse unë e adhuroj shumë Dybalën", u shpreh Marotta.

Marotta filloi të fliste për sezonin e kaluar, ku skuadra zikaltër nuk arriti dot të fitonte titullin kampion, pavarësisht se e mbylli sezonin me dy trofe të fituara si Kupën dhe Superkupën e Italisë.

"Sezoni i kaluar do të na shërbejë si një paralajmërim për atë që do të vijë, nuk duhet të kemi frikë, duhet të kemi guxim për të fituar. Ky është një paralajmërim për ne dretjuesit, por kjo fjalë nuk duhet të na trembë sepse mund të jemi edhe konkurrues".

E.Ç (Dosja.al)

marotta dybala inter

Sondazh

Poll