Sport

Tuchel ka ide tjetër për Brojën, sulmuesi ia bën të qartë klubit: "Keni kohë deri në fundjavë"

Armando Broja u rikthye te Chelsea pas një eksperience tepër pozitive te Southampton. Ai bërë paraqitje mbresëlënëse për ekipin duke arritur të shënonte gjashtë gola në Premier League

5 Korrik 2022, 21:45 Nga DOSJA
Tuchel ka ide tjetër për Brojën, sulmuesi ia bën të
Armando Broja

ANGLI- Armando Broja u rikthye te Chelsea pas një eksperience tepër pozitive te Southampton. Ai bërë paraqitje mbresëlënëse për ekipin duke arritur të shënonte gjashtë gola në Premier League. Pavarësisht insistimit të drejtuesve për ta blerë përfundimisht 20-vjeçarin, “Blutë e Londrës” nuk pranuan asnjë ofertë për të. West Ham po interesohet prej kohësh për sulmuesin shqiptar, ndërsa orët e fundit në garë ka hyrë edhe Everton.

Klubi anglez e sheh shqiptarin si lojtarin perfekt për të zëvendësuar Richarlison i cili u largua te Tottenham për 60 milionë paund, ndërkohë që edhe Neëcastle dhe Leeds po interesohen për të. Përfaqësues të futbollist kanë folur me drejtuesit e bluve të Londrës dhe iu kanë bërë të qartë se Broja duhet të jetë pjesë e ekipit në fazën përgatitore në të kundërt do të largohet nga Chelsea.

Klubi i ka thënë përfaqësuesve të futbollistit shqiptar se Tuchel e vlerëson Brojën, por nuk e sheh të arsyeshme ta marr me veten në përgatitoren në SHBA, pasi nëse qëndron në Londër mund të përgatitet më mirë.

Por kjo gje nuk e bind ndërkombëtarin shqiptar, pasi ai do të kishte shumë pak kohë në dispozicon për të treguar veten në sytë e trajnerit gjerman dhe në këto kushte i ka vendosur ultimatum Chelsea-t për të dhënë një përgjigje përfundimtare deri në fund të javës .

E.Ç (Dosja.al)

broja chelsea

Sondazh

Poll