Sport

Pochettino mbush xhepat me miliona, para se të largohej nga PSG-ja

Trajneri argjentinas kompensohet financiarisht për t’u larguar nga pankina e kampionëve të Parisit

5 Korrik 2022, 18:19 Nga DOSJA

Pochettino mbush xhepat me miliona, para se të largohej nga PSG-ja

FRANCE - Nuk ishte sekret që PSG do të hiqte dorë nga shërbimet e Mauricio Pochettinos dhe, pas disa javësh thashetheme për zëvendësimin e tij të mundshëm, klubi parizien sot ka njoftuar largimin e trajnerit argjentinas dhe punësimin e Christophe Galtier, si trajner të ri të ekipit.

Pochettino mbërriti te PSG në mesin e sezonit të kaluar, me synimin e fortë për të fituar Champions League të shumëpritur nga skuadra franceze, që kur sheikët e Katarit morën drejtimin e skuadrës. Megjithatë, ajo nuk mundi të përmbushte pritshmëritë dhe u eliminua në vitin 2021 nga Manchester City në gjysmëfinale dhe në edicionin e fundit në raundin e 16-të nga Real Madridi.

Që nga ai përfundim fatal, thashethemet për një shkarkim të mundshëm të trajnerit argjentinas filluan të forcohen gjithnjë e më shumë. Por një nga pengesat kryesore që ka vonuar shkarkimin e Mauricio Pochettino ishte dëmshpërblimi që klubi parizian duhej t'i paguante argjentinasit për të kryer shkarkimin e tij. 

Gazeta ‘L Équipe’ thekson se shuma përfundimtare e rënë dakord nga të dyja palët ka qenë 10 milionë euro, pavarësisht se ishte përfolur se shuma përfundimtare mund të arrinte deri në 20 milionë euro.

Sido që të jetë, Mauricio Pochettino është tashmë jashtë ‘Parc des Princes’ dhe tani ai do të duhet të kërkojë një klub ku mund të përballet me sfida të reja. Pas zërave për një ardhje të mundshme në stolin e Athletic Bilbaos, do të duhet të presim për të kuptuar se cili është fati që e pret karrierën e trajnerit argjentinas.

Pochettino mbush xhepat me miliona, para se të largohej nga PSG-ja

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll