Politike

Kruja 'në flakë', PD akuza qeverisë: Të qëllimshme, duan të shfrytëzojnë masivin shkëmbor

Në lidhje me situatën e zjarreve ka ardhur reagimi nga ana e Partisë Demokratike me anë të anëtarit të Këshillit Kombëtar Bledi Kasmi i cili shprehet se e gjithë kjo po ndodh me qëllim shfrytëzimin e masivit shkëmbor për ndërtimet korruptive, koncesione korruptive dhe babëzinë e Rilindjes.

5 Korrik 2022, 16:14 Nga e.k
Kruja 'në flakë', PD akuza qeverisë: Të
Bledi Kasmi

TIRANË- Kruja prej ditësh është nën pushtetin e flakëve ku zjarret kanë përfshirë masive pyjore duke shkatërruar pyjet ku vetëm sot pas një zjarri të rënë janë shkrumbuar 10 ha masiv pyjor. Në lidhje me situatën e zjarreve ka ardhur reagimi nga ana e Partisë Demokratike me anë të anëtarit të Këshillit Kombëtar, Bledi Kasmi, i cili shprehet se e gjithë kjo po ndodh me qëllim shfrytëzimin e masivit shkëmbor për ndërtimet korruptive, koncesione korruptive.

“Partia Demokratike denoncon dorën e zgjatur të aferave korruptive shtetërore, që i vunë flakën pyjeve të Krujës. Qëllimi është vetëm një: shfrytëzimi i masivit shkëmbor të zonës i pasur me gurë gëlqerorë, materiale që do të shkojnë në ndërtimet korruptive, koncesione korruptive dhe babëzinë e pafundme të Rilindjes. Pavarësisht se kush janë dorasët, Partia Demokratike e dallon logjikën e  porositësve.Janë të njëjtët që e kanë kriminalizuar ekonominë e Krujës, qytetit me famë të shqiptarisë, kryeqytetit të arbërve të Gjergj Kastriotit. Meqë jemi te Skënderbeu, atë që i ka bërë Edi Rama Krujës, nuk ia kanë bërë as hordhitë e sulltan Muratit”, tha Kasmi

Kasmi i ka bërë thirrje thirrje organeve kompetente të punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen, jo vetëm të autorëve, por edhe të porositësve pasi sipas tij kur Kruja është në rrezik dhe Shqipëria është në rrezik.

“I bëjmë thirrje organeve kompetente të punojnë për zbardhjen e ngjarjës dhe gjetjen, jo vetëm të autorëve, por edhe të porositësve. Kur Kruja është në rrezik, Shqipëria është në rrezik”, tha ai.

Kruja prej ditësh është nën sundimin e flakëve ku janë përfshirë sipërfaqe të tëra me pyje ku dhe sipas autoritetve zjarret kanë qenë të qëllishme. Terreni i vështirë e ka vështirësuar punën e ekipeve të zjarrëfiksve të cilët nuk kanë mundur të ndërhyjnë në kohë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARI I KËSHILLIT KOMBËTAR, BLEDI KASMI:

Në fushatën elektorale të 2013 Edi Rama bënte sikur i qante zemra për Krujën. Bënte bé e rrufe për masivin pyjor të Krastës, për fabrikat e çimentos, ndotjen mjedisore etj. Nuk ka nevojë të shkosh në Krujë për ta dëshmuar masakrën që i është bërë rrethinave të kësaj zone.

Unë sapo kthehem nga Kruja dhe jam dëshmitar i të paktën dy zjarreve që kanë përfshirë masivin pyjor të Krastës. Edhe sipas njoftimit të Policisë janë të qëllimshëm. Eshtë e njëta dorë që qeverisë kanabisin, inertet, guroret dhe gjithçka tjetër në mënyrë korruptivo-kriminale në Krujë.

Partia Demokratike denoncon dorën e zgjatur të aferave korruptive shtetërore, që i vunë flakën pyjeve të Krujës. Qëllimi është vetëm një: shfrytëzimi i masivit shkëmbor të zonës i pasur me gurë gëlqerorë, materiale që do të shkojnë në ndërtimet korruptive, koncesione korruptive dhe babëzinë e pafundme të Rilindjes. Pavarësisht se kush janë dorasët, Partia Demokratike e dallon logjikën e  porositësve.

Janë të njëjtët që e kanë kriminalizuar ekonominë e Krujës, qytetit me famë të shqiptarisë, kryeqytetit të arbërve të Gjergj Kastriotit. Meqë jemi te Skënderbeu, atë që i ka bërë Edi Rama Krujës, nuk ia kanë bërë as hordhitë e sulltan Muratit.

I bëjmë thirrje organeve kompetente të punojnë për zbardhjen e ngjarjës dhe gjetjen, jo vetëm të autorëve, por edhe të porositësve. Kur Kruja është në rrezik, Shqipëria është në rrezik!

partia demokratike bledi kasmi

Sondazh

Poll