Politike

Harta e re gjyqësore, Braho: E keqe, si ta ndjekë fshatari nga Kolonja gjyqin në Apelin e Tiranës

Sipas tij s’ka kuptim që qytetari ta ketë gjyqin e Sarandë dhe të vij ta ndjekë atë në Tiranë.

5 Korrik 2022, 14:54 Nga F.M
Harta e re gjyqësore, Braho: E keqe, si ta ndjekë fshatari nga Kolonja
Spartak Braho

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka deklaruar se harta e re gjyqësore është një skandal i vertetë. I ftuar në “News24”, Braho tha që harta e re është miratuar pa u konsultuar me grupet e interesit.

Ai tha më tej se Reforma në Drejtësi do ecë përpara sepse kanë investuar partnerët e huaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Për hartën e re gjyqësore, Braho tha se ajo nuk është firmosur nga Ministria e Financave. Sipas tij s’ka kuptim që qytetari ta ketë gjyqin e Sarandë dhe të vij ta ndjekë atë në Tiranë.

“Kam besim të plotë që reforma do të ecë sepse për atë është interesuar komiteti ndërkombëtar, SHBA-të dhe struktura të tjerë të Evropës. Është detyra e shtetit të plotësojë kushtet për të mbrojtur gjykatësit dhe prokurorët. S’ka letër, se s’ka fonde. Strukturat janë me mungesa, por do të ecë, kam besim të plotë. Ndërsa reforma për gjyqësorin është e keqe, s’është pozitive. Nuk u konsultua, se ka firmosur as Ministria e Financave, duan ta ndajnë në aq pjesë sa u ka thënë mendja. S’duhet injoruar komuniteti i avokatëve. Të kesh çështje në Sarandë dhe qytetari ta ndjekë në Tiranë,”- theksoi Braho.

spartak braho

Sondazh

Poll