Politike

VD-Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: Takohemi në SPAK

5 Korrik 2022, 15:21 Nga e.k
VD-Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: Takohemi në SPAK
Monika Kryemadhi

Mjaftisti Veliaj kishte problem shumë të madh ndërtimin e gratacelave, kishte problem ndërtimin e shkollave ai që ndërton dhe rindërton rrugët e tiranës me qëlllim për të vjedhur.

Veliaj të shpjegojë 128 milion euro investim që nuk duket gjëkundi në inceneratorin e Tiranës. Paratë e buxhetit i kanë kaluar kopmpanisë ofshore dhe këtë duhet ta zbardhë SPAK-u. Po i them të sqarojë firmën e tij këtu, me firmë dhe vulë në emër të këshillit bashkiak të Tiranës që ka marrë një angazhim 30-vjeçar. Ky orator i madh i cili me urdhër nga Holanda doli sot për të folur angazhimi 30-vjeçar i bashkisë së Tiranës. Të përgjigjet për firmën e tij që ka ndryshuar fatin e një koncesioni të paligjshëm dhe ka ngarkuar me një barrë 30-vjeçare jo vetëm qytetarët e Tiranës, por të gjithë Shqipërisë. Ku janë 128 mln euro të investimit të kompanive të inceneratorit të Tiranës, për të cilën dhe ata i kërkuan Erion Veliaj të dalë të shpjegojë. A janë këtu 128 mln euro investim. SPAK është në provë për të verifikuar a janë aty 128 mln euro investim të kompanisë of-shore në Holandë

vijon..

Sondazh

Poll