Aktualitet

Nga Salerno në Siçili me 8 kg drogë në makinë, arrestohet në flagrancë një shqiptar në Itali (EMRI)

Shoferi i arrestuar është shtetasi shqiptar Roland Kulla me banim në Santa Croce Camerina, në Siçili. "Korrieri i drogës" u arrestua nga një patrullë e policisë rrugore Eboli që kreu një kontroll përgjatë korsisë jugore të autostradës mesdhetare (në zonën e shërbimit në Salerno në perëndim).

5 Korrik 2022, 13:03 Nga d.a.
Nga Salerno në Siçili me 8 kg drogë në makinë,
Droga ne Itali

ITALI- Ai ishte duke udhëtuar me makinën e tij në të cilën mbante mbante tetë kilogramë drogë, nga të cilat pesë e 800 hashash dhe 2 kokainë, të fshehura mirë në pjesën e poshtme të makinës, një Mercedes class A.

Sips mediave vendase, shoferi i arrestuar është shtetasi shqiptar Roland Kulla me banim në Santa Croce Camerina, në Siçili. "Korrieri i drogës" u arrestua nga një patrullë e policisë rrugore Eboli që kreu një kontroll përgjatë korsisë jugore të autostradës mesdhetare (në zonën e shërbimit në Salerno në perëndim).

Pas kontrollit, me ndihmën e njësive të qenve, policët gjetën ngarkesën e madhe me drogë të ndarë në pako celofoni të ngjeshur në fund të dyfishtë, gjë që bën të ditur se makina ishte e destinuar për transportin e drogës dhe Kulla ishte një transportues i zakonshëm i sasive të mëdha të drogës, ndoshta në emër të palëve të treta të futura në kontekste të organizuara.

Arrestimi u vërtetua dhe masa e paraburgimit u caktua nga gjyqtari hetues Piero Indinnimeo i Gjykatës së Salernos, shtetasit shqiptar iu hapën dyert e burgut ndërsa u sekuestrua droga si dhe makina që përdorej për transport.

arrestohet shqiptari ne itali 8kg droge ne itali roland kulla

Sondazh

Poll