Aktualitet

Andi Zylyfi u ‘dorëzua’ nga Fatos Gosa, dha informata teksa luante domino

Përmes këtij informacioni, vrasësit me pagesë e kanë ndjekur dhe ekzekutuar të riun.

5 Korrik 2022, 12:33 Nga F.M
Andi Zylyfi u ‘dorëzua’ nga Fatos Gosa, dha informata teksa
Andi Zylyfi

ELBASAN- Andi Zylyfi, 26-vjeçari që u vra më 13 dhjetor të vitit 2019 është ‘dorëzuar’ nga Fatos Gosa, person që është vënë në pranga së fundmi në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Mësohet se Gosa ka qenë informatori i vrasësve me pagesë. Konkretisht, ai ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij. Përmes këtij informacioni, vrasësit me pagesë e kanë ndjekur dhe ekzekutuar të riun.

Si u ekzekutua Andi Zylyfi?

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim. 26-vjeçarit iu bë oritë dhe u qëllua me breshëri plumbash teksa ndodhej në mjet me 23-vjeçarin e identifikuar si Ardit Uruçi. Zylyfi u dërgua në spital por nuk mundi që tu mbijetonte plagëve të marra.

Zylyfi kishte ka lidhje familjare me personat që mbetë të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, më 29 dhjetor të 2018, Endrit Alibej 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç. Në këtë ngjarje u vra dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Andi Zylyfi ishte, djali i hallës së Endrit Alibej (vëllait të Erion Alibejt që është në burg për një sërë vrasjesh që organizoi për të marrë hakun e të vëllait).

andi zylyfi fatos gosa

Sondazh

Poll