Zjarr në Krastë të Krujës, digjen 50 hektarë pyll, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka vatra aktive
Dy grupe të forcave zjarrfikëse të Krujës ndodhen ende n zonë për të shuar zjarrin, por duket se janë të pamjaftueshëm, pasi vatra është shumë e madhe.
KRUJË- Një zjarr masiv, i cili ka rënë në zonën e Krastës në Krujë ka shkrumbuar deri më tani 50 hektarë tokë është vënë në kontroll. Vatra e aktivizuar që në mëngjesin e sotëm dhe e favorizuar nga era duket se është e vështirë për t'u neutralizuar, kjo edhe për shkak të terrenit malor.
Dy grupe të forcave zjarrfikëse të Krujës kanë qenë në zonë për të shuar zjarrin. Po ashtu u angazhuan dy mjete zjarrfikës, 10 efektivë të repartit zjarrfikës, 8 vullnetarë dhe një patrullë policie. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se në vend nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Të pesë vatrat e zjarrit që ditën e sotme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar falë ndërhyrjes dhe përkushtimit të punonjësve të pushtetit lokal dhe qendror. Pavarësisht temperaturave të larta, aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, një situatë e pakrahasueshme me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri.
Kruja 'në flakë', PD akuza qeverisë: Të qëllimshme, duan të shfrytëzojnë masivin shkëmbor
-
5 Korrik, 16:17
Ndërkohë që në lidhje me situatën e zjarreve ka ardhur reagimi nga ana e Partisë Demokratike me anë të anëtarit të Këshillit Kombëtar, Bledi Kasmi, i cili shprehet se e gjithë kjo po ndodh me qëllim shfrytëzimin e masivit shkëmbor për ndërtimet korruptive, koncesione korruptive. Po ashtu, nga selia e PD-së, Kasmi i ka bërë thirrje thirrje organeve kompetente të punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen, jo vetëm të autorëve, por edhe të porositësve.
Sondazh
Zhduket 25-vjeçari në Fier, i ati ngre alarmin në polici
Foto Ilustruese FIER- Një 25-vjeçar është zhdukur pa gjurmë në Fier. Ka qenë babai i të riut ai që ka kall&e...
“Sill 20000 €”/ Mbyllen hetimet, Manahasa mori peng biznesmenin e punonjësen
Seit Manahasa ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për një nga pengmarrjet e bujshme të ndodhura një vit më parë...
Qëlloi me armë në ajër në plazhin e Zvërnecit, arrestohet pas 1 viti 43-vjeçari në Vlorë
Momenti i arrestimit VLORË- Pas një viti është arrestuar nga policia një person i cili qëlloi me armë zjarri në aj&...
Andi Zylyfi u ‘dorëzua’ nga Fatos Gosa, dha informata teksa luante domino
Andi Zylyfi ELBASAN- Andi Zylyfi, 26-vjeçari që u vra më 13 dhjetor të vitit 2019 është ‘dorëzuar’ nga Fat...
Kompania e nipit të ish-deputetit të PS nuk paguan! Punonjësit e pastrimit në Sarandë dalin në protestë
Proteste ne Sarande SARANDË- Punonjësit e pastrimit në qytetin e Sarandës kanë dalë ditën e sotme në protestë ...
Publikohen për herë të parë mesazhet e Martin Çeços me Tina Pajollarin
Bora, Martini dhe Tina TIRANË- Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka publikuar për herë të parë mesazhet që Ma...
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, nafta rritet sërish, shitet me 252 lekë për litër
Foto Ilustruese TIRANË- Çmimi i naftës në vend është rritur sërish. Bordi i Transparencës ka publikuar çmi...
Avokati i Popullit, zbulohen emrat e 20 kandidatëve në Kuvend
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka nisur procedurat për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit pas mbarimit të mandatit të...
MIZORE/ Plagosja në Fier, dëshmia: Nëna u hodh nga kati i 2-të, djali e qëlloi sërish me thikë
Deshmitari FIER- Artur Shehu, dëshmitar okular i plagosjes së Donika Çobajt nga djali ka treguar se si ndodhi ngjarja. Ai ka treguar se ka...
Martin Çeço u vra për drogë? Banorët: Zbuloi parcelë kanabisi, nuk ka lidhje vajza
Martin Çeço, 26-vjeçari që u gjet i vdekur në muajin Qershor në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, mund të...