Aktualitet

Kompania e nipit të ish-deputetit të PS nuk paguan! Punonjësit e pastrimit në Sarandë dalin në protestë

Punonjësit kanë deklaruar se ata paguhen 24 mijë lekë në muaj, nga 28 mijë që duhet të paguheshin. 

5 Korrik 2022, 12:25 Nga A.B
Kompania e nipit të ish-deputetit të PS nuk paguan! Punonjësit e
Proteste ne Sarande

SARANDË- Punonjësit e pastrimit në qytetin e Sarandës kanë dalë ditën e sotme në protestë përballë Bashkisë. Shkak i protestës janë bërë pagat e ulëta. Punonjësit kanë deklaruar se ata paguhen 24 mijë lekë në muaj, nga 28 mijë që duhet të paguheshin. 

Për rritje page, kemi 5 ditë sot që kemi lënë punën. Po bëjmë 2 ditë në bashki dhe nuk ka përgjigjet askush. Çfarë do bëhet me ne. Ne duam të drejtën tonë, nuk duam nga xhepat e atyre. Dua atë që më takon mua. 4 orë punoj, 240 rroga. Ne sot kërkojmë të drejtën tonë.”

Disa prej tyre, deklarojnë se janë kërcënuar me largim nëse nuk kthehen në punë.

“Nga prilli deri sot ne kemi punuar me 240 mijë, ndërsa paga është ngritur me 320 mijë. Kam shkuar te tatimet e kam marrë online dhe më ka thënë kështu, 280 mijë duhet të marrë sh në muaj dhe sigurimet i ke me firmën. Gjysmat firma, gjysmat ne. tani unë ku ta gjej të drejtën time? Kam 16 vjet në këtë punë. Jam me qira, halle dhe probleme. Këtu nuk na përfill njeri, na bëjnë dhe presion. Na thonë që do marrin punëtorët nga Tirana të vijnë të punojnë këtu. Pse? Dje dhe sot na kanë kërcënuar me largim nga puna. Ku ta gjejmë të drejtën?”

“Ne kërkojmë një të drejtë, të na rritet rroga. Pushime s’kemi, kushte jo. Ne punojmë në të zezë dhe asgjë nuk fitojmë. Po dalim me humbje.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga firma e pastrimit AlcoImpekx me pronar Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit të PS-së Sadri Abazi.

proteste ne sarande sarande

Sondazh

Poll