Aktualitet

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, nafta rritet sërish, shitet me 252 lekë për litër

Edhe çmimi i benzinës ka pësuar rritje. Benzina do të shitet me 241 lekë, nga 235 që ishte më parë.

5 Korrik 2022, 11:57 Nga F.M
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve,
Foto Ilustruese

TIRANË- Çmimi i naftës në vend është rritur sërish. Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja, ku siç vihet re nafta do të shitet me 252 lekë litri, nga 243 që ishte më parë. Edhe çmimi i benzinës ka pësuar rritje. Benzina do të shitet me 241 lekë, nga 235 që ishte më parë. Ndërsa gazi do të vijojë që të shitet me 81 lekë për litër. 

Njoftimi zyrtar:

Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

çmimi i naftës në shqipëri

Sondazh

Poll