Aktualitet

Qëlloi me armë në ajër në plazhin e Zvërnecit, arrestohet pas 1 viti 43-vjeçari në Vlorë

Më 22.07.2021, 43-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në plazhin e Zvërnecit.

5 Korrik 2022, 12:36 Nga A.B
Qëlloi me armë në ajër në plazhin e Zvërnecit,
Momenti i arrestimit

VLORË- Pas një viti është arrestuar nga policia një person i cili qëlloi me armë zjarri në ajër në plazhin e Zvërnecit. Policia informon se është vënë në pranga personi me inicialet L.R, 43-vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 23.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Më 22.07.2021, 43-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në plazhin e Zvërnecit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim.Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Over”. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit”. Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Over”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

L.R., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 23.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Shtetasi L. R. dyshohet se më datë 22.07.2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në plazhin e Zvërnecit. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne vlore vlore

Sondazh

Poll