Aktualitet

Zhduket 25-vjeçari në Fier, i ati ngre alarmin në polici

Policia njofton se K. Sh., 62 vjeç, ka kallëzuar më datë 4 Korrik se ka humbur kontaktet me djalin e tij, O. Sh., 25 vjeç

5 Korrik 2022, 12:46 Nga F.M
Zhduket 25-vjeçari në Fier, i ati ngre alarmin në polici
Foto Ilustruese

FIER- Një 25-vjeçar është zhdukur pa gjurmë në Fier. Ka qenë babai i të riut ai që ka kallëzuar zhdukjen e të birit.

Pas denoncimit të bërë, policia njofton se K. Sh., 62 vjeç, ka kallëzuar më datë 4 Korrik se ka humbur kontaktet me djalin e tij, O. Sh., 25 vjeç, banues në Fier.

Është ngritur një grup dhe po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

policia e fierit zhduket i riu ne fier

Sondazh

Poll