Aktualitet

“Më ndihmoni”/ Po luante me babain e vëllain, fjalët e fundit të 22-vjeçarit në Sarandë

I riu, po luante me babain e tij dhe vëllain e vogël futboll kur hekurat e kalçetos i ranë sipër pas një stuhie ere dhe shiu. 

5 Korrik 2022, 12:56 Nga A.B
“Më ndihmoni”/ Po luante me babain e vëllain, fjalët
Armando Kazma

SARANDË- 'Më ndihmoni...'- ishin fjalët e fundit të 22-vjeçarit, Armando Kazmës i cili humbi jetën ditën e djeshme në Sarandë. I riu, po luante me babain e tij dhe vëllain e vogël futboll kur hekurat e kalçetos i ranë sipër pas një stuhie ere dhe shiu. 

Në momentin kur ranë hekurat e kalçetos kanë qenë rreth 20 persona që po luanin futboll dhe është ndërprerë energjia elektrike. Pronari i objektit dhe punonjësit janë shoqëruar në polici ku janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë, pasi ngjarja është konsideruar aksidentale.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme teksa i riu po luante, ku si pasojë e motit të keq, mbajtëset e kalçetos kanë rënë, duke lënë të plagosur rëndë 22-vjeçarin.I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra. Mbrëmjen e djeshme qyteti bregdetar i Sarandës u përfshi nga reshje të shumta shiu dhe erë e fortë, duke sjell problematika në qytet. 

 armando kazma

Sondazh

Poll