Sport

Tare dhe Lotito, gati të kacafyten! Del fotoja e sherrit në sytë e të gjithëve

Në Romë këto ditë mund të marrësh frymë gjithnjë e më shumë nga një klimë e nxehtë dhe vera ka pak ose aspak lidhje me të.

5 Korrik 2022, 12:35 Nga DOSJA
Tare dhe Lotito, gati të kacafyten! Del fotoja e sherrit në sytë
Igli Tare

ITALI- Në Romë këto ditë mund të marrësh frymë gjithnjë e më shumë nga një klimë e nxehtë dhe vera ka pak ose aspak lidhje me të. Në të dyja anët e futbollit ka ditë të nxehta, plot tensione dhe diskutime që gjallërojnë netët e tifozëve të shumtë. Lazio festoi marrëveshjen e re me sponsorin teknik Mizuno, duke u treguar fanellat tifozëve që u dyndën për të duartrokitur lojtarët.

Por ajo që nuk u shpëtoi syve kureshtarë ishte përplasja mes Claudio Lotito dhe Igli Tare, presidentit dhe drejtorit sportiv të Lazio, ndodhi në sytë kureshtarë, ndaj ishte e pamundur për ta fshehur “skenën”. Shpirtrat e të dyve u ndezën, duke pasur parasysh tonet e përplasjes. Duken qartë në këtë foto tensionet dhe nervat e acaruara mes dy drejtuesvebardhekaltër.

Diskutimi i nxehtë ndodhi kur festa për prezantimin e fanellave të reja të Lazios sapo kishte përfunduar. Molla e sherrit, sipas raportimeve nga përtej Adriatikut, është vendimi i numrin 1 të klubit lacial për të përfshirë Angelo Fabianin në organikë. Ish-drejtori sportiv i Salernitana-s, tashmë ka marrë një rol aktiv në drejtimin e skuadrës së të rinjve, por edhe të Lazio Ëomen

E.Ç (Dosja.al)

 

tare lazio

Sondazh

Poll