Politike

VD-Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës synon që të ofrojë fluturime përtej oqeanit

Balluku tha se Vlora do ta ofrojë këtë, me një pistë prej 3.2 kilometra.

5 Korrik 2022, 10:33 Nga F.M
VD-Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës synon që të ofrojë
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja Belinda Balluku tha se në aeroportin e Vlorës planifikohet që të ketë fluturime përtej oqeanit. Në një bisedë me investitorët në Holandë, Balluku tha se Vlora do ta ofrojë këtë, me një pistë prej 3.2 kilometra.

"Një prej aeroporteve më të mëdha në rajon ka nisur që të ndërtohet në Vlorë, i cili synon që të jetë ofrojë fluturime nga përtej oqeanit që aktualisht nuk është diçka që behet në rajon, por Vlora do ta ofrojë këtë, me një pistë prej 3.2 km Vlora do të mund të presë të gjitha fluturimet përtej oqeanit dhe ta kthejë Shqipërinë në një qendër për Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu infrastruktura është një nga shtyllat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit,"- tha Balluku. 

belinda balluku

Sondazh

Poll