Bota

"Të lëvizet nga nacionalizmi te ekonomia përmes nismave rajonale", Abazoviç dhe Kurti "përplasen" për Ballkanin e Hapur

Kurti dhe Abazoviç kanë qëndrime të kundërta përsa i takon nismës së Ballkanit të Hapur dhe këtë gjë e shprehën dhe gjatë fjalës së tyre në panel.

5 Korrik 2022, 11:36 Nga d.a.
"Të lëvizet nga nacionalizmi te ekonomia përmes nismave
Paneli ne Greqi

GREQI- Në Greqi është duke u zhvilluar tryeza e rrumbullakët e qeverisë greke ku pjesë e saj janë dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti si dhe homologu i tij i Malit të Zi Dritan Abazoviç.

Kurti dhe Abazoviç kanë qëndrime të kundërta përsa i takon nismës së Ballkanit të Hapur dhe këtë gjë e shprehën dhe gjatë fjalës së tyre në panel.

Gjatë fjalës së tij Kurti ripërsëriti qëndrimin e qeverisë se Kosova përkrahë Procesin e Berlinit dhe jo iniciativat tjera, teksa Abazoviç u shpreh se duhet të punohet përmes nismave rajonale dhe të lëvizet nga nacionalizmi te ekonomia.

Mendoj se çdo iniciativë që na jep neve mundësi të punojmë së bashku dhe ta lëvizimin fokusin nga e kaluara te e ardhmja, nga nacionalizmi te ekonomia te progresi për mua dhe qeverinë e Malit të Zi është e pranueshme. Neve s’na intereson emri i iniciativës. Ne përkrahim edhe Procesin e Berlinit, ne s’jemi anëtar të Ballkanit të Hapur, por s’do të thotë asgjë, ne jemi përkrahës për çdo gjë që na bashkon. Mendoj se në dialog, është mënyra se si mund t’i zgjidhim disa çështje.Miku im kryeministri Kurti tha se Procesi i Berlinit poashtu mund të bëhet më i mirë dhe më produktiv, nga perspektiva jonë është më se i mirëseardhur ta shohim atë”, tha Abazoviç.

Më tej Abazoviç  tha se nëse nismat rajonale shfrytëzohen për diçka tjetër jashtë agjendës së BE-së, Mali i Zi s’do të jetë pjesë.

Iniciativat rajonale janë mekanizma që mund ta shpejtojnë integrimin tonë në BE. Nëse e shfrytëzojmë për diçka tjetër që është jashtë agjendës së BE-së, ne s’marrim pjesë, ne kemi interesin që Mali i Zi të jetë anëtar i plotë i BE-së dhe këtë e dëshirojmë edhe për vendet fqinje”, tha ai.

albin kurti ne greqi dritan abazoviç ne greqi

Sondazh

Poll