Bota

Plagoset një person me armë zjarri në Kosovë, pranga autorit

Zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

5 Korrik 2022, 08:56 Nga F.M
Plagoset një person me armë zjarri në Kosovë, pranga autorit
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kosovë, ngjarja ka ndodhur një natë më parë rreth orës 21:20 në Dujakë të Gjakovës. Mediat e Kosovës shkruajnë se në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga një person.

Zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Ka ndodh rasti në Dujakë mbrëmë rreth orës 21:20, është arrestu një person. Viktima është dërgu për trajtim mjekësor,”- tha Elezaj për Gazetën Express. Ende nuk dihen emrat e personave të përfshirë në ngjarje dhe shkaku.

plagosje ne kosove plagosje ne gjakove

Sondazh

Poll