Bota

U plagos nga familja Lushtaku, flet efektivi: Nuk kam pasur konflikte me ta

Smakiqi tha se gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë dhe mohoi zërat se ai ka patur telashe dhe probleme në të kaluarën me familjen Lushtaku.

5 Korrik 2022, 11:08 Nga d.a.
U plagos nga familja Lushtaku, flet efektivi: Nuk kam pasur konflikte me ta
Enver Smakiqi dhe Nuredin Lushtaku

KOSOVË- Efektivi Enver Smakiqi është një nga policët e plagosur ditën e shtunë në Skënderaj nga familjarët e ish-nënkryetarit Nuredin Lushtaku.

Në një intervistë për Insajder, Smakiqi tha se gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë dhe mohoi zërat se ai ka patur telashe dhe probleme në të kaluarën me familjen Lushtaku.

Më mirë jam. Unë as nuk kam pasur as nuk kam kurgjo me familjen Lushtaku, kam qenë duke e kry punën zyrtare sen nuk kam pasur as skam kurgjo”, ka deklaruar ai.

I pyetur për detaje tjera se nga kush është lënduar ose nëse është lëshuar nga spitali, Smakiqi ka refuzuar të jap përgjigje duke thënë “Ju kërkojë falje, janë organet të cilat mund të ju informojnë”.

Ish-nënkryetari i Skenderajt dhe ish-eprori i UÇK-s, Nuredin Lushtaku ka mohuar akuzat dhe në fakt akuzoi policin Smakiqi për keqtrajtim të djalit të tij Arbërit.

Polici Enver Smakiqi pasi ka shqiptuar një gjobë ka vazhduar duke maltretuar fizikisht djalin tim Arberin. Unë kam qenë duke u kthyer në shtëpi me dy vëllezërit e mi dhe e kam parë djalin me veturë ndalur, ku jemi ndalur të shikojmë se çka është problemi, por sjelljet e policit Enver Smakiqi kanë qenë jashtëzakonisht jo normale dhe të dhunshme”, ka deklaruar Lushtaku.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohet se u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë gjatë një kontrolli nga organet e rendit. Dy policët u dërguan për trajtim në spital, ndërsa Lushtaku u mor në pyetje. Ai i mohoi akuzat për plagosje, duke shtuar se efektivët janë përleshur me njëri-tjetrin e se dëshmitarë kishte vëllezërit dhe djemtë e tij.

enver smakiqi nuredin lushtaku plagosen dy police ne kosove

Sondazh

Poll