Bota

Vrau 6 persona dhe plagosi 36 të tjerë, autori i masakrës në Ilinois kishte leje për 4 armë

Një oficer policie i Çikagos Veriore vuri re automjetin më herët gjatë ditës që ata besonin se mund të drejtohej nga Crimo ndërsa ai ishte në arrati. Oficeri u përpoq të niste një ndalim trafiku, por Crimo u largua para se të ndalohej në Liqenin Forest, tha Jogmen.

5 Korrik 2022, 10:29 Nga d.a.
Vrau 6 persona dhe plagosi 36 të tjerë, autori i masakrës në
Arrestimi i Crimo

SHBA- Policia amerikane ka arritur të vërë në pranga autorin e masakrës së djeshme në paradën e 4 korrikut në Ilinois ku mbetën të vrarë 6 persona dhe u plagosën 36 të tjerë.

Sipas FoxNews, Robert Crimo III, është 22 vjeçari i cili u arrestua nga policia pas një ndjekjeje të shkurtër me makinë, tha shefi i policisë së Highland Park, Lou Jogmen. 

Një oficer policie i Çikagos Veriore vuri re automjetin më herët gjatë ditës që ata besonin se mund të drejtohej nga Crimo ndërsa ai ishte në arrati. Oficeri u përpoq të niste një ndalim trafiku, por Crimo u largua para se të ndalohej në Liqenin Forest, tha Jogmen.

Pesë nga të vrarët u gjetën në vendngjarje dhe ishin të rritur, thanë autoritetet ndëkohë një tjetër u dërgua në spital ku nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë duke e çuar në 6 numrin e viktimave. 

Autoritetet thanë se personi i armatosur hyri në çatinë e një biznesi ndoshta nëpërmjet një shkalle në një rrugicë ngjitur me ndërtesën. Crimo raportohet se ka pasur të paktën katër armë për të cilat ka pasur leje, përfshirë pushkën gjysmë-automatike AR-15 dhe revolen.

Të shtënat me armë shpërthyen në kryqëzimin e Central Avenue dhe 2nd Street në Highland Park rreth orës 10:24 të mëngjesit të së hënës, sipas autoriteteve. Zëvendës shefi i Zyrës së Sherifit të Qarkut Lake, Chris Covelli tha se i dyshuari përdori "një pushkë me fuqi të lartë", por nuk pranoi të jepte një përshkrim të detajuar të armës. Sulmi filloi pranë pjesës së fundit të rrugës së paradës, tha ai, dhe kishte në shënjestër spektatorët përgjatë vijave anësore.

robert crimo iii te shtena me arme zjarri ne shba chris covelli

Sondazh

Poll