Bota

Mali i Zi përfshihet nga protestat, qytetarët kundër marrëveshjes së qeverisë me kishën serbe

Në protestë morën pjesë deputetja e Partisë Socialdemokrate (SDP) Draginja Vuksanoviq Stankoviq, zëdhënësi i Social Demokratëve (SD) Nikola Zirojeviq.

5 Korrik 2022, 10:55 Nga d.a.
Mali i Zi përfshihet nga protestat, qytetarët kundër
Protesta ne Malin e Zi

MAL I ZI- Mbrëmë është mbajtur një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi nga qytetarët të cilët kundërshtojnë njoftimin e kryeministrit Dritan Abazoviç se Qeveria të enjten do të deklarohet për tekstin e kontratës bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Sipas mediave vendase, në protestë morën pjesë deputetja e Partisë Socialdemokrate (SDP) Draginja Vuksanoviq Stankoviq, zëdhënësi i Social Demokratëve (SD) Nikola Zirojeviq. Aktivisti qytetar Aleksandar Zekoviq tha se ky tekst i të ashtuquajturës kontratë themelore është i dëmshëm për të gjithë qytetarët.

Protestuesit mbanin në duar pankarta të tilla si “Serbia po gllabëron Malin e Zi, do të jetë një luftë e vazhdueshme”, “Abazoviç, kishat na i morët me ligj dhe tani me marrëveshjen doni të na merrni ekzistencën dhe shpirtin”.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u shpreh më 29 qershor se pavarësisht krisjeve të koalicionit, qeveria e tij do të nënshkruante një “marrëveshje thelbësore” që do të përmirësonte marrëdhëniet e ndjeshme me Kishën Ortodokse Serbe, e cila ka ndikim të konsiderueshëm ne vendin e tij dhe brenda koalicionit qeverisës.

dritan abazoviç ne serbi marreveshja mal i zi-serbi

Sondazh

Poll