Bota

Diskutimet për propozimin francez, Charles Michel udhëton sot drejt Shkupit

Qëllimi i vizitës së Michel është të tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe të konfirmojë përkushtimin e unionit për integrimin e Maqedonisë.

5 Korrik 2022, 10:46 Nga d.a.
Diskutimet për propozimin francez, Charles Michel udhëton sot drejt
Charles Michel

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të nisë sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku në qendër të diskutimeve do të jenë bisedimet për propozimin francez për kornizën negociuese.

Lajmi është konfirmuar për Agjencionin Informativ të Maqedonisë nga burime të larta diplomatike të BE-së të cilat thonë se kjo vizitë ka një rëndësi në vijimin dhe zgjdihjen e ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Qëllimi i vizitës së Michel është të tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe të konfirmojë përkushtimin e unionit për integrimin e Maqedonisë.

Michel është shprehur edhe më herët se mbështet propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron, të bërë gjatë presidencës 6-mujore franceze të BE-së. Ai ka shprehur mbështetjen e tij duke thënë se ky propozim është zgjidhja ideale për të dyja palët për të zgjidhur ngërçin dhe për ti hapur rrugën Maqedonisë së Veriut por edhe Shqipërisë drejt integrimit në BE.

charles michel ne maqedonine e veriut propozimi francez

Sondazh

Poll