Bota

Tjetër tragjedi në malet italiane, humbin jetën dy alpinistë pasi u rrëzuan në humnerë

Trupat e pajetë u gjetën mëngjesin e sotëm nga Aosta Valley Mountain Rescue dhe u transportuan në Cervinia ku dhe do të bëhet autopsia.

5 Korrik 2022, 11:18 Nga d.a.
Tjetër tragjedi në malet italiane, humbin jetën dy alpinistë
Foto ilustruese

ITALI- Dy alpinistë, të cilët dyshohet se janë me kombësi zvicerane, kanë humbur jetën tragjikisht pasi janë rrëzuar nga mali  Matterhorn në Itali.

Sipas Ansa, trupat e pajetë u gjetën mëngjesin e sotëm nga Aosta Valley Mountain Rescue dhe u transportuan në Cervinia ku dhe do të bëhet autopsia.

Alarmi është vënë dje për shkak të moskthimit të tyre në konsorciumit në luginë. Të dy thuhet se ranë në zonën e Cresta del Leone. Trupat u gjetën në rreth 3100 metra mbi nivelin e detit. Në operacion ka marrë pjesë edhe policia financiare e Cervinias.

vdesin dy alpinist itali

Sondazh

Poll