Bota

Thatësira më e madhe në 70 vjet, Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme

Thatësira kërcënon më shumë se 30% të prodhimit bujqësor të Italisë.

5 Korrik 2022, 09:03 Nga A.B
Thatësira më e madhe në 70 vjet, Italia shpall gjendje të
Thatesi

ITALI- Italia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pesë rajone veriore që rrethojnë lumin “Po” mes thatësirës më të madhe në 70 vjet. Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto do të marrin 36.5 milionë euro fonde emergjente për të trajtuar mungesën e ujit, raporton Ansa.it.

Thatësira kërcënon më shumë se 30% të prodhimit bujqësor të Italisë, sipas sindikatës bujqësore Coldiretti. Disa komuna tashmë kanë shpallur lajmërimin për reduktime të ujit. Moti i pazakontë, i nxehtë, dhe reshjet e pakta gjatë dimrit e pranverës kanë shtuar mungesën e ujit në veri të Italisë.

Qeveria e Italisë tha se mund të marrë masa të mëtejshme nëse situata nuk përmirësohet.

gjendje e jashtezakonshme ne itali itali thatesira ne itali

Sondazh

Poll