Bota

Grabitet karburanti në Prizren, një person kërcënon punonjësit me armë zjarri dhe u merr paratë (SHUMA)

Ata kanë treguar se ka qenë një person me armë zjarri që është futur brenda në karburant dhe u ka grabitur paratë që kishin gjendje.

5 Korrik 2022, 08:48 Nga F.M
Grabitet karburanti në Prizren, një person kërcënon
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një pikë karburanti në Kosovë ka rënë pre e grabitjes mesnatën e kaluar në Prizren. Mediat e Kosovës shkruajnë se kanqë qenë dy punonjësit e karburantit që kanë bërë denoncimin për grabitjen e vendit ku punonin. Ata kanë treguar se ka qenë një person me armë zjarri që është futur brenda në karburant dhe u ka grabitur paratë që kishin gjendje. Në total, personi në fjalë, mësohet të ketë marrë 3 mijë euro. 

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE E ARMATOSUR/ Fsh. Piranë, Prizren 04.07.2022 – 00:50. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme, rasti është duke u hetuar.

grabitet karburanti ne kosove prizren kosove

Sondazh

Poll