Politike

VD-Me Ramën në Holandë/ Balluku: Kemi projekte të reja. Ibrahimi: Investimet strategjike, ligji që zhvillon turizmin në vend

Bashkë me të ishte edhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e cila tha se ligji për investimet strategjike ndihmon shumë të huajt që të investojnë në Shqipëri. 

5 Korrik 2022, 10:20 Nga F.M
VD-Me Ramën në Holandë/ Balluku: Kemi projekte të reja.
Belinda Balluku

HOLANDË- Ministrja Belinda Balluku ka folur për projekte të reja në Holandë. E pranishme në një takim me kryeministrin Edi Rama dhe investitorët holandezë, Balluku tha se prodhimi hidrocentral dhe gazi i lëngshëm natyror janë objektiv i rëndësishëm për Shqipërinë. Bashkë me të ishte edhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e cila tha se ligji për investimet strategjike ndihmon shumë të huajt që të investojnë në Shqipëri. 

Pjesë nga biseda:

Belinda Balluku: Ne vuajmë shpesh nga thatësira në Shqipëri. Sidomos prodhimi hidrocentral dhe gazi i lëngshëm natyror. Jemi të angazhuar jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin që është objektivi më i rëndësishëm tashmë. Synojmë të hapim dhe të zhvillojmë projekte të tjera si autostradat që po ndërtojmë tashmë.

Delina Ibrahimaj: Kënaqësi të gjendemi në këtë sallë me investues në Shqipëri. Çdo kompani hedh sytë nga vendet që ka stabilitet ekonomik. Dhe Shqipëria e ka këtë tashmë. Sa i takon stabilitetit kemi punuar shumë gjatë viteve të fundit në Shqipëri për të krijuar procedura të lehta dhe transparente. Kemi 95% të shërbimeve që ofrohen krejt online dhe dua të përqëndrohem tek shërbimet për bizneset. Çdo gjë është elektronike sepse kemi investuar që të sigurojmë procedura të lehta. Investuesit në një vend shohin kuadrin ligjor dhe ne e kemi krijuar kuadrin ligjor mjaft miqësor. Kemi një ligj në investimet strategjike që është mbështetur në vlerën e investimit dhe në numrin e vendeve të punës që krijon. Kemi stimuj tatimorë dhe lehtësira në bujqësi, trajtim, etj. Po miratojmë dhe një ligj për zonat e lira teknologjike.

delina ibrahimaj belinda balluku

Sondazh

Poll

Politike 4 Korrik 2022, 23:04 k.m.

Berisha: Mbështes Albin Kurtin!

Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se mbështet kry...