Politike

VD-Rama: SHELL ka kryer zbulim të rëndësishëm të gazit e naftës nëntokë në Shqipëri

Rama u shpreh se ka shpresë se në të ardhmen do të ndahet zbulimi që ka kryer SHELL në vendin tonë

5 Korrik 2022, 10:03 Nga A.B
VD-Rama: SHELL ka kryer zbulim të rëndësishëm të gazit
Takimi i Rames me perfaqesuesit e biznesit

HOLANDË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se kompania SHELL ka arritur të kryejë një zbulim shumë të rëndësishëm në vendin tonë. Nga Holanda, në bashkëbisedimin me përfaqësues të biznesit holandez që veprojnë në vendin tonë, Rama u shpreh se ka shpresë se në të ardhmen do të ndahet zbulimi që ka kryer SHELL në vendin tonë për gazin dhe naftën nën tokë, i cili do të ketë luajë rol të rëndësishëm për të ardhmen energjitike në vend. 

'Holandë ka prezencë të mirë në Shqipëri. Këtu janë disa prej aktorëve më kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë sa më shumë të jetë e mundur. Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që kemi në vendin tonë Shelli-in. Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që SHell-i po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës.'- tha Rama. 

rama ne holande holande

Sondazh

Poll

Politike 4 Korrik 2022, 23:04 k.m.

Berisha: Mbështes Albin Kurtin!

Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se mbështet kry...