Politike

Spiropali takohet me Salillarin/ Berisha: Këta kanë ndarë milionat me ministrat! S'njohin kod etike

Sali Berisha shprehet PS nuk ka asnjë kod etike, teksa shton se biznesmenët ndajnë paratë me ministrat.

4 Korrik 2022, 23:07 Nga k.m.
Spiropali takohet me Salillarin/ Berisha: Këta kanë ndarë
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar një foto të publikuar, ku duket ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali me biznesmenin Pëllumb Salillari. I ftuat në emisionin “Çim Peka Live”, Berisha shprehet PS nuk ka asnjë kod etike, teksa shton se biznesmenët ndajnë paratë me ministrat.

PJESË NGA INTERVISTA:

BerishaSalillari fitoi tenderin e rrugëve të jugut me 99.8 % të fondit limit. Kjo parti është për pasurimin e njerëzve. Kjo që ndodh sot me këto favore, më nxirr një rast të vetëm që ka fituar një tender me një ofertë. Kurrë nuk do ta gjesh. Nuk ndiqja unë as edhe një kërkesë të vetme që nuk ishte me interes publik. Është e faktuar.

Çfarë i ka detyruar këta oligarkë që të fitojnë duke shkelur ligjin me Edi Ramën?

Berisha: Asgjë tjetër përveç korrupsionit. Asgjë tjetër përveç fuqisë së korrupsionit. Nuk ndiqja as edhe një kërkesë të vetme që nuk ishte me interes publik.

Meqënëse jemi tek Salillari, përpara 30 ditësh me ministren Elisa Spiropali, pavarësisht se Kodi i Etikës i Edi Ramës i ndalon të takohen me biznesmenë?

Berisha: Ku ka kod etike për këta. Këta i blejnë me lecka ministrat. Urdhëro. Kanë ndarë milionat këta me ministrat. Asnjë kryeministër në botë nuk e bën këtë. Pse nuk ja jep biznesit të vogël këto para. Tenderi fitohet vetëm me vendosje, që unë do të jap 99.9%, por nga 70-90 do mi japësh mua.

 

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 4 Korrik 2022, 23:04 k.m.

Berisha: Mbështes Albin Kurtin!

Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se mbështet kry...

Politike 4 Korrik 2022, 22:45 k.m.

Berisha: PD do të mbetet pro-amerikane

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se selia blu do të mbetet një forcë politike pro-amerik...