Politike

Kush ishte zyrtari i preferuar i SHBA në qeverinë Berisha? E zbulon Paskal Milo

4 Korrik 2022, 23:21 Nga k.m.
Kush ishte zyrtari i preferuar i SHBA në qeverinë Berisha? E zbulon
Paskal Milo

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka treguar se zyrtari më i preferuar i SHBA-së në qeverinë Berisha, ishte ish-ministri i Mbrojtjes, Safer Zhulali. I ftuar në “Top Story”, Milo tha se Zhulali në atë kohë kryente vizita të shumta në SHBA, ku pritej me ceremoni zyrtare, të cilat tërhiqnin vëmendjen.

"Në studimin e dokumenteve del që edhe në kohën e parë të qeverisë Berisha, 92-96 amerikanet kanë pasur preferencat e tyre për kontaktet me përfaqësuesit e qeverisë së Bershës dhe një nga kontaktet me te shpeshta ka qenë ministri i Mbrojtjes Safer Zhulali. Ai ka qenë kontakti kryesor amerikan zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit me qeverinë shqiptare. Ka shkuar 6-7 herë. Ai ka shkuar për vizitë të fundit më 8 maj të 96. Pritjet zyrtare dhe ceremonial që i bëheshin në atë kohë tërhiqnin vëmendjen. Shqipëria në atë johë po përgatitej për çdo rast se konflikti në Bosnje-Hercegovinë kishte ndodhur,"-tha Milo.

Safet Zhulali (Strugë, 11 mars 1944 - Tiranë, 13 prill 2002) ka qenë arsimtar, deputet në dy legjislatura dhe Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1992 - 1997.

paskal milo

Sondazh

Poll

Politike 4 Korrik 2022, 23:04 k.m.

Berisha: Mbështes Albin Kurtin!

Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se mbështet kry...

Politike 4 Korrik 2022, 22:45 k.m.

Berisha: PD do të mbetet pro-amerikane

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se selia blu do të mbetet një forcë politike pro-amerik...