Politike

Berisha: Mbështes Albin Kurtin!

Sali Berisha tha se Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë, përkundrazi Serbia i ka Kosovës pasi ka kryer gjenocid.

4 Korrik 2022, 23:04 Nga k.m.
Berisha: Mbështes Albin Kurtin!
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se mbështet kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili ka refuzuar nismën ‘Ballkani i Hapur’ dhe ka mbrojtur projektin europian ‘Procesin e Berlinit’.

Gjatë intervistës së tij për "Çim Peka Live", Berisha tha se Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë, përkundrazi Serbia i ka Kosovës pasi ka kryer gjenocid. Ndaj dhe ishte në krahë të Kurtit.

"Me refuzimin e Ballkanit të Hapur, Albin Kurti ka mbrojtur projektin europian për Ballkanin, Procesin e Berlinit. Me vendimin që mori për targat dhe letërnjoftimet Kurti nuk bëri asgjë tjetër veçse veproi në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, vendosi standardin e barazisë mes dy vendeve.

Unë e mbështes plotësisht Albin Kurtin se nuk jam kurrë dakord dhe s’kam qenë dakord me shkëmbim territoresh. Ata që mendojnë se Kosova i ka borxhe Serbisë, ata të pyesin veten mirë çfarë përfaqësojnë. Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë, përkundrazi Serbia i ka borxhe të gjithanshme Kosovës, financiare, njerëzore, materiale, të gjithanshme. Serbia s'i ka kthyer borxhet Kosovës. Ka kryer genocid Serbia në Kosovë.”-tha Berisha.

sali berisha albin kurti

Sondazh

Poll

Politike 4 Korrik 2022, 22:45 k.m.

Berisha: PD do të mbetet pro-amerikane

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se selia blu do të mbetet një forcë politike pro-amerik...