Politike

‘Prit se po shikojmë’/ Dade rrëfen bisedën me zyrtarin amerikan: Ndoqën protesten e majit nga 15-katëshi

Arta Dade tregon se Charles Wholch i tha asaj se po vëzhgojnë çdo lëvizje të asaj proteste, pra se ishin dëshmitar të dhunës së ushtruar ndaj politikanëve dhe gazetarëve.

4 Korrik 2022, 23:38 Nga k.m.
‘Prit se po shikojmë’/ Dade rrëfen bisedën me
Arta Dade

TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade, ka zbuluar një bisedë të shkurtër me ish zyrtarin amerikan Charles Wholch, gjatë protestës së 28 majit 1996.

E ftuar në “Top Story”, Dade tregon se Charles Wholch i tha asaj se po vëzhgojnë çdo lëvizje të asaj proteste, pra se ishin dëshmitar të dhunës së ushtruar ndaj politikanëve dhe gazetarëve.

"Në krizat dramatike që kanë ndodhur në Shqipëri në 30-vitet e fundit, ambasada amerikane ka qenë shumë e vëmendshme. Kujtuam këtu zgjedhjet që vërtet ishin një pikë kthese, të cilat kishin devijuar nga linja demokratike. Kujtoj që në demostratën e 28 majit, ambasada amerikane e ndiqte këtë protest nga 15 katëshi. Atëherë pyeta Charles Wholch, çfarë do të thotë institui amerikan dhe ai tha prit se po shikojmë. Ishte dëshmitar i dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve e politikanëve. Besoj që edhe ky është një moment kthese përpos faktit se zhvillimet politike në atë kohë ishin vërtetë domethënëse. Ne u ftuam në 95 në Parlamentin Evropian dhe kemi bërë rreth 15 takime. Mënyra se si PS-ja veproi gjatë memorandumit, krijoi një sinjal pozitiv tek partnerët në Europë dhe marrëdhëniet me administratën amerikane erdhën duke u shpeshtuar. Ka qenë në të mirë të Shqipërisë kjo marrëdhënie në anëtarësimin në BE dhe NATO,"-tha Dade.

arta dade

Sondazh

Poll

Politike 4 Korrik 2022, 23:04 k.m.

Berisha: Mbështes Albin Kurtin!

Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se mbështet kry...

Politike 4 Korrik 2022, 22:45 k.m.

Berisha: PD do të mbetet pro-amerikane

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se selia blu do të mbetet një forcë politike pro-amerik...