Politike

‘S'jam bërë anëtare e PPSH’/ Dade e Bumçi debat, ish-ministrja kritika për PS: Kam rezervat e mia

Arta Dade u shpreh PS nuk ka qenë vazhdim i "Partisë së punës", pasi kur ajo hyri në parti kishte vizione dhe ide të qarta.

4 Korrik 2022, 23:42 Nga k.m.
‘S'jam bërë anëtare e PPSH’/ Dade e Bumçi
Aldo Bumçi dhe Arta Dade

TIRANË- Debat mes ish-ministres së Jashtme, Arta Dade dhe Aldo Bumçit, deputetit demokrat. Të ftuar në “Top Story”, Dade u shpreh PS nuk ka qenë vazhdim i "Partisë së punës", pasi kur ajo hyri në parti kishte vizione dhe ide të qarta, ndërsa për PS sot, tha se ka rezervat e saj. Ndërsa Bumçi nuk i kurseu kritikat ndaj përfaqësuesëve të SHBA në Shqipëri.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Bumçi: Unë mendoj se ka një ndryshim në qëndrimin amerikan të këtyre viteve. Nëse kemi pasur një Amerikë më klasike  që është munduar të ruante ekuilibrat. Filluan kontaktet me PS…

Dade: Ata u bindëm që nuk ishim trashëgimi e Partisë së Punës, që nuk ishim anti-NATO, tani nuk do bëjmë debate për historinë.

Bumçi: Arta nuk të kundërshtoj, më vjen keq.. Po bëjmë debat kot...

Dade: Se lideri juaj i dashur historik, që keni vënë prap në krye ka qenë 26 vite atje, është prototipi i Partisë Punës. E tha në fillim se ishte vazhdim i PPSH. Unë nuk jam bërë anëtare e PPSH, jam bërë anëtare PS me program të qartë dhe ide të qarta dhe ajo është PS. Kam vërejtjet e mir ase çfarë është sot, por po them kur u vendosën marrëdhëniet me SHBA.

Bumçi: Partia ishte vazhdim i PPSH. Nuk kishte një ekuilibër pushteti. Pati rotacione, marrëveshje, tentativë për të luftuar krimin, që solli rotacion 2003-2005. Sot nuk ka të bëjë me Berishën fare. Në 2016 nuk ka lidhje me Berishën. Ka qëndrime që krijojnë konfuzion nga vetë ata. Shqipëria u mbush me drogë, nuk fliste SHBA.  Ata nuk folën. Siç thonë raportet , u mbush me drogë, u bë port hyrëse. Humnera që erdhi nga ata, krijoi zbehje të një autoriteti të Amerikës se e kemi parë si një arbitër të paanshëm që ka interes Shqipërinë dhe shqiptarët, por kur Shqipëria mbushet me drogë dhe nuk flet, pse nuk mbajtën qëndrim. Ky qëndrim i amerikanëve nuk ka qenë më parë.

arta dade

Sondazh

Poll

Politike 4 Korrik 2022, 23:04 k.m.

Berisha: Mbështes Albin Kurtin!

Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se mbështet kry...

Politike 4 Korrik 2022, 22:45 k.m.

Berisha: PD do të mbetet pro-amerikane

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se selia blu do të mbetet një forcë politike pro-amerik...