Politike

"Meta i zgjedhuri i amerikanëve për të drejtuar opozitën", Berisha: S'jam i shqetësuar

Duke komentuar mbi pyetjen nëse e shqetësonte fakti se presidenti Ilir Meta ishte i zgjedhuri i amerikanëve pas afrimitetit të shfaqur me përfaqësues të SHBA-ve, ish-kryeministri, Sali Berisha u shpreh se nuk ishte ky shqetësimi i tij.

4 Korrik 2022, 23:01 Nga k.m.
"Meta i zgjedhuri i amerikanëve për të drejtuar
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke komentuar mbi pyetjen nëse e shqetësonte fakti se presidenti Ilir Meta ishte i zgjedhuri i amerikanëve pas afrimitetit të shfaqur me përfaqësues të SHBA-ve, ish-kryeministri, Sali Berisha u shpreh se nuk ishte ky shqetësimi i tij.

Në një intervistë për "Çim Peka Live", Berisha tha se shqetësimi i vetëm kishte qenë, zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së.

"Absolutisht asnjë shqetësimi, PD është një parti sovrane dhe e ka faktuar në mënyrën më të fuqishme sovranitetin e saj. Askush nuk mund t’i caktojë kësaj force politike kryetarin. Duhet të kesh një arsyetim logjik deficitar që të mendosh se ka një parti tjetër opozitare për veç PD-së në Shqipëri. I vetmi shqetësim që kam pasur ka qenë që Partia Demokratike të zgjedhë kryetarin dhe e kam arritur,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 4 Korrik 2022, 22:45 k.m.

Berisha: PD do të mbetet pro-amerikane

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se selia blu do të mbetet një forcë politike pro-amerik...