Sport

Vllaznia blindon mbrotjen, firmos me një maqedonas

31 Korrik 2019, 12:42 Nga DOSJA
Vllaznia blindon mbrotjen, firmos me një maqedonas

SHKODËR- Klubi i Vllaznisë  ka blinduar mbrotjen duke firmosur kontratën për sezonin e ardhshëm  me  qendërmbrojtësin maqedonas  Aleksandar Ristevski.

Administratori i klubit  Lici ka firmosur sot kontratën me qendërmbrojtësin Ristevski duke e bërë tashmë pjesë të Vllaznisë për sezonin e ardhshëm si dhe do të jetë pjesë e saj edhe për periudhën e Kupave të Europës nëse ajo arrin një objektiv të tillë.

Lajmi për blerjen e futbollistit maqedonas është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit.

KF Vllaznia ka bërë realitet  ditën e sotme një tjetër afrim në merkato. Drejtuesit teknik kanë rënë dakord që futbollisti maqedonas  Aleksandar Ristevski të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm duke plotësuar kësisoj nevojat që ajo ka për përforcime në repartin e mbrojtjes.

Për rrjedhojë administratori i klubit  z.Suad Lici ka firmosur sot kontratën me këtë futbollist duke e bërë tashmë pjesë të Vllaznisë për sezonin e ardhshëm si dhe do të jetë pjesë e saj edhe për periudhën e Kupave të Europës nëse ajo arrin një objektiv të tillë.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistit Aleksandar Ristevski dhe premton që pas tij të ketë edhe të tjerë lojtarë që do të vishen kuqeblu sepse pretendimet tona janë për ndërtimin e një ekipi cilësor për sezonin e ri futbollistik.”-njofton klubit i Vllaznis.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport aleksandar ristevski merkato vllaznia aleksandar ristevski merkato vllaznia

Sondazh

Poll