Sport

Ndodh e papritura në merkato, Barcelona nuk kërkon më yje por “dështakun” e United

30 Korrik 2019, 07:23 Nga DOSJA
Ndodh e papritura në merkato, Barcelona nuk kërkon më yje por

Jemi mësuar që merkato të sjellë  surpriza por jo si kjo që ka rezervuar Barcelona,  klubi katalanas nuk kërkon më yje nga klubet e tjera por po kujdeset që të tërheqë lojtarët e “dështuar”.

Mediat angleze publikuan lajmin se Barcelona kërkon shërbimet e mbrojtësit Matteo Darmian, i cili kohët e fundit nuk ka arritur të luajë rregullisht për shkakun e dëmtimeve.

29-vjeçari italian nuk po ndihet komod në Angli në sezoni që lamë pas është aktivizuar vetëm në 6 ndeshje.

Atëherë kur Matteo Darmian  kishte menduar që karriera i kishte mbaruar i vjen krejt papritur interesimi  i katalanasve .

Tekniku  blaugran duke bërë llogaritë e buxhetit të tij pas afrimit të bujshëm të Grizmann për 120 milionë euro, vështirë se mund të marrë nga Real Betis, Junior Firpo për 56 milionë euro apo David Alban që sërisht nga Bayern mbetet i shtrejtë.  Në kushtet që nuk mund të marr asnjë nga ata që dëshiro për arsye çmimi  Ernesto Valverde i mbetet vetëm Darmian i cili mund të ofrohet me çmim të arsyeshëm.

(D.K/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona manchester united matteo darmian barcelona manchester united matteo darmian

Sondazh

Poll